Trajnim “Mbi rregullat e Provimit të pranimit për vitin akademik 2024-2025”

Njoftohen të gjithë aplikantët në provimin e pranimit në Shkollën e Magjistraturës për vitin akademik 2024-2025 se në datën 17 Prill 2024 pranë Polit të Drejtësisë, ambjenteve të Shkollës së Magjistraturës, do të zhvillohet trajnimi “Mbi rregullat e provimit të pranimit për vitin akademik 2024-2025”, sipas orareve në grupe si më poshtë:  

Në datë 17 Prill
1. Grupi 1 në orën 9:00. 

2. Grupi 2 në orën 11.00

Lista me emrat e ndarë sipas grupeve do të publikohet në ditët në vijim, pas miratimit nga Këshilli Drejtues i Shkollës së Magjistraturës i listës përfundimtare të aplikantëve të kualifikuar për pjesëmarrje në provimin e pranimit për vitin akademik 2024-2025.

Luten të gjithë aplikantët të jenë të vëmendshëm dhe të shohin njoftimet në faqe.